Liverpool janë pranë transferimit të mbrojtësit të Real Betis, Aissa Mandi. Është Bein Sport që raporton se ‘The Reds’ janë afër blerjes së mbrojtësit të Real Betis.

Kampionët e Premierligës janë duke shikuar të forcojnë mbrojtjen e tyre, dhe kanë regjistruar 28 vjeçarin në listën e interesimeve muajin e kaluar.
Liverpool thuhet se kanë paraqitur një ofertë prej 9 milionë funte për Mandi, dhe Bein Sports thotë se marrëveshja gati është arritur.
Reprezentuesi algjerian i cili ka vetëm një vit kontratë me Real Betis, gjithashtu dëshiron këtë kalim në ‘Anfield Road’.
Mandi te Liverpool do të zëvendësonte të larguarin Dejan Lovren, që i është bashkuar Zenitit në Rusi.

