Liga e Parë, Shkëndija në Tetovë përballet me Strugën, Shkupi në Çair pret Makedonija GJP

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot në program sjell katër ndeshje në kuadër të xhiros së dytë të sezonit të ri. Në Tetovë do të ketë përballje mes dy skuadrave shqiptare, me Shkëndijën që pret Struga Trim Lumin, ndërsa në Çair, Shkupi do të takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Renova sot luan me Borecin në Veles, përderisa në Strumicë përballen Akademia Pandevi me Vardarin. Të gjitha këto katër ndeshje do të zhvillohen sot, duke nisur nga ora 17:00./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close