Leo Abazi: “Kjo fitore më afron edhe më pranë qëllimit tim”

Pas fitores së djeshme në Leverkusen, Leonard Abazi ka folur për suksesin e radhës në ring. Boksieri tetovar konfirmoi se ndeshjen e shtatë në boksin profesionist e fitoi me nokaut në raundin e tretë, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës, durimit dhe besimit.

Unë nuk luftoj vetëm për veten time, por për qytetin tim, për vendin tim dhe për të gjithë ata që besojnë në mua. Kjo fitore është e juaja,” u shpreh Abazi, duke shtuar se në moshën 20-vjeçare është ende në fillim të rrugëtimit të tij, por me ambicie të qarta për të ardhmen.

“Princi i Tetovës” numëron tashmë 7 fitore radhazi në boksin profesionist, 5 prej tyre me nokaut, duke vazhduar bilancin perfekt dhe duke konfirmuar se rruga e suksesit vetëm sa ka nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close