Leeds United gjithnjë e më afër Edinson Cavanit

Leeds United duket se nuk e ka ndërmend të mjaftohet vetëm me promovimin në Premierligë.

Skuadra që drejtohet nga Marcelo Bielsa po shikon për disa transferime që do ta bënin konkurrentë në Premierligë dhe Cavani është në mesin e emrave që përmenden.

Raportimet e fundit nga ‘The Sun’ bëjnë të ditur se Leeds janë më afër Cavani, pasi Benfica është tërhequr nga gara, transmeton lajmi.net

Uruguaiani është pa kontratë aktualisht dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.

Krejt çka Leeds duhet të bëjnë është t’i ofrojnë lojtarit një kontratë personale të favorshme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close