Kandidati demokrat në zgjedhjet e SHBA-ve, Joe Biden ka fituar shumicën e nevojshme dhe do të jetë president i ri i vendit.
E këtë sukses të kandidatit demokrat e ka festuar edhe ylli i NBA, Lebron James.
Basketbollisti i L.A Lakers ka kujtuar një prej momenteve më të mira të karrierës së tij, teksa në atë fotografi ka përfshirë edhe fytyrat e Biden dhe Trump.
Ishte pikërisht bllokada e tij në Andre Iguadalën që i fitonte kampionatin Cleveland Cavaliers-ave kundër Golden State Warriors, ajo që James vendosi ta postonte, por këtë herë me disa modifikime.