LeBron James: Dua të jem me Lakers për gjithë pjesën e mbetur të jetës

James, një nga basketbollistët më të mirë në histori, nëse jo më i miri, luan sezonin e tij të dytë me Lakers.

Por, planet e ‘Mbretit’ duket se janë që të luajë me këtë skuadër deri në fund të karrierës së tij.

“Unë jam akoma duke luajtur. Unë duhet të lë të gjitha opsionet e hapura. Por, tani, do t’iu them një gjë. Nuk dua të shkoj askund përveç këtu. Do të jem një ‘Lakers’ për gjithë pjesën e mbetur të jetës” ishin fjalët e LeBron, transmeton lajmi.net.

Këto fjalë, LeBron i ka thënë në një ‘Live-Video’ në llogarinë e tij në rrjetin social, ‘Instagram’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close