Lazio interesohet për Muriqin

Lacio është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit kosovar që luan te Fenerbahçe, Vedat Muriqi.

Sipas mediave italiane, lacianët presin që vetëm situata të rikthehet në normalitet dhe drejtori sportiv Igli Tare do të udhëtojë drejt Stambollit për të ofruar deri në 20 milionë euro Fenerbahçes për Muriqin. Klubi italian në këtë garë do të ketë konkurent Totenhemin, të cilët gjithashtu janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro për shërbimet e kosovarit.

Kujtojmë që Vedat Muriqi në 25 ndeshje të luajtura me gjigandët nga Stambolli ka shënuar 13 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close