Dybala arrin marrëveshje për rinovim me Juventusin

Paulo Dybala do të jetë e ardhmja e Juventusit. Kampionët e Italisë kanë nisur punën për të rinovuar kontratat e Bonuçit, Kuadrados, Matuidit, Kelinit e Bufonit, ndërsa nuk ka munguar as emri i Dybalës.

Marrëveshja mes palëve është arritur. Kontrata aktuale, që i skadon në vitin 2022 argjentinasit, do të zgjatet deri në vitin 2025, me opsion të zgjatet edhe 2 sezone të tjera.

Aspekti ekonomik duket se nuk do jetë problem, pasi palët kanë shprehur vullnetin e tyre të plotë për të vazhduar bashkëpunimin. Kujtojmë që Dybala, Juventusit ju bashkua në vitin 2015 kur erdhi nga Palermo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close