Gabriel Jesus në Serie A

Kampionët e Italisë duken të bindur për ndryshime të mëdha në fazën e sulmit.

Gonzalo Higuain pritet të largohet, për t’i lëshuar vendin një emri të madh që mund të vijë në Torino.

Janë dy emrat që pëlqehen nga Juventus, Mauro Icardi i Interit dhe Gabriel Jesus i Manchester Cityt.

Për këtë të fundit, Juventus mund të sigurojë shërbimet duke mos pasur nevojë për shpenzojë shumë të madhe parash, me formulën e shkëmbimit.

Juventus mund t’i ofrojë në marrëveshje Manchester Cityt anësorin Douglas Costa, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close