Lakers triumfojnë në derbin e Los Angeles, James e Davies të jashtëzakonshëm

Derbi i zhvilluar në ‘Staples Center’, i takoi Lakers që treguan forcën e tyre duke mposhtur dy konkurrentët kryesorë për titullin brenda dy ditëve (Clippers dhe Bucks).

Pavarësisht se pjesa e parë i takoi Clippers, në çerekun e tretë dhe të katërt, Lakers të udhëhequr nga LeBron James e Anthony Davies morën fitoren në fund, transmeton lajmi.net.

Davies e përfundoi ndeshjen me 30 pikë e tetë kërcime, kurse ‘Mbreti’ me 28 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Te Clippers më të dalluarit ishin Paul George me 31 pikë dhe Kawhi Leonard me 28 sosh.

Lakers blindojnë pozitën e parë me rekord 49-13, kurse Clippers në pozitën e dytë 43-20. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close