Lakers reagon për vrasjen e Floyd

Ditë më parë kemi qenë dëshmitarë të një vrasjeje mizore, kur një polic i Minneapolis i mori jetën një qytetari me ngjyrë, i cili quhej George Floyd.

Video e publikuar në rrjetet sociale tregonte policin teksa ia ndali frymën qytetarit, i cili nuk reagonte për vetmbrojtje.

Pas këtyre ngjarjeve, portestat kanë shpërthyer në ShBA, për të vazhduar më pas edhe në Londër.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe skuadra e Los Angeles Lakers, e cila ka dënuar ashpër veprimet e tilla që shfaqin racizëm.

“Ne dënojmë racizmin, fanatizmin, dhunën dhe paragjykimet në të gjitha format e saj. Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë dhe të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ne dëgjojmë dhimbjen e komunitetit tonë të Zi dhe nuk do të heshtim”, thuhet në reagimin e Lakers.

Ky nuk është reagimi i vetëm nga NBA. LeBron James, Jaylen Brown, Karl Anthony Towns e shumë lojtarë të tjerë kanë reaguar lidhur me vrasjen që nxiti protestat e mëdha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close