Gjatë kësaj jave është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Junior Sambia, i cili sot madje thuhej se ka përfunduar në gjendje koma.

Sipas raportimeve të fundit, të cilat thirren në agjentin e lojtarit, Sambia është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma, transmeton lajmi.net.
Lojtari kishte komplikime të gjendjes shëndetësore pasi u infektua me virusin Covid-19.
23 vjeçari ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv në koronavirus. /Lajmi.net/

