Lajm i kobshëm nga Anglia, vdes futbollisti 23-vjeçar

Ish-lojtari i Motherwell filloi karrierën e tij profesionale në Millwall dhe gjithashtu përfaqësoi Brentwood, Braintree dhe Crewe.

Mbulu i lindur në Londër u transferua në Morecambe në janar, pas një kohw të shkurtër në Crewe.

Në një deklaratë, Morecambe përshkroi Mbulu si një “anëtar jashtëzakonisht të popullarizuar të skuadrës” dhe tha “lajmet për vdekjen e tij të papritur dhe të parakohshme kanë qenë një shok për të gjithë ne”, transmeton lajmi.net.

Ata shtuan: “Humbja e tij do të ndihet me dhimbje nga të gjithë ata që kishin kënaqësinë ta njihnin atë”.

Mbulu kaloi një sezon me Motherwell pasi u bashkua me Millwall në 2018, dhe bëri gjashtë paraqitje në ligë gjatë kohës së tij në ‘Fir Park’.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close