La Liga pritet të nis sezonin 2020/21 pa tifozë

Në Qeverinë e Spanjës nuk besojnë se tifozët do të lejohen në stadiume në fillim të stinorit të ri të La Ligës. Sezoni i futbollit spanjoll, 2020/21, pritet të nisë më 12 shtator.

Situata do të përcillet edhe në javët e ardhshme por momentalisht nuk ka optimizëm se tifozët do të jenë të pranishëm në stadiume në fazën e hershme të garës.

Futbolli spanjoll rifilloi në qershor për ta përfunduar kampionatin, e që u cilësua i suksesshëm.

Tifozët nuk u lejuan të rikthehen në stadiume për shkak të situatës me COVID-19. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close