Ky do të jetë klubi i ri i James Rodriguez

Kolumbiani kaloi dy sezone te Bayern Munich, me bavarezët që nuk shfrytëzuan mundësinë për blerjen e tij, kështu që sezonin e kaluar ai u rikthye te Rael Madrid, por Zinedine Zidane nuk rezervoi shumë minuta për të.

James ka qenë i lidhur me disa klube të Premierligës dhe Serie A, por mediet kolumbiane raportojnë se ylli i kombëtares së tyre do të mbetet në La Liga.

Për më shumë, James do t’u bashkohet rivalëve të Real Madrid, skuadrës së Atletico Madrid.

Besohet se Atletico Madrid mund të transferojë James Rodriguez duke ofruar deri në 30 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close