Barkley, një nga lojtarët më të mirë që ka njohur bota e basketbollit në NBA, mban një histori jashtëzakonisht interesante me vete.

Ylli që luajti me skuadrat si 76ers, Suns e Rockets, ka një ndeshje ku kishte luajtur i dehur dhe nuk kujton thuajse asgjë nga ajo ndeshje.
Gjithçka ka ndodhur në vitin 1992, kur lojtari i ishte thënë se do të transferohej te LA Lakers. Lojtari doli për të festuar, u deh, por më vonë agjenti e njoftoi për dështimin e transferimit.
Kështu, ai u obligua të kthehej në parket i dehur, por shifrat e tij ishin të mrekullueshme, përcjell lajmi.net.
Ai regjistroi 23 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime. Por, nga ndeshja ai nuk mbante mend shumë.
“Nuk më kujtohet asgjë për këtë ndeshje. Unë isha i nervozuar pasi nuk isha anëtar i Lakers. Por, isha edhe i dehur. Nuk ia kam idenë çfarë ndodhi aty”, ka thënë Barkley.
Barkley asnjëherë nuk kaloi te Lakers, pas dështimit të asaj marrëveshje. Kurse, historia e tij mbetet nga më interesantet. /Lajmi.net/

