Pas dominimit në Austri, Hamilton ka dhënë sinjale se mund të jetë i pakapshëm edhe në Hungari.

Në kualifikueset para garës së madhe në Hungari, skuadra e Mercedes sheh dy pilotët e saj në pozitat e para, transmeton lajmi.net.
Lewis Hamilton ka fituar ‘pole-position’, duke bërë këtë gjë për herë të 90 në karrierën e tij.
Përcjellës i Hamilton është shoku i skuadrës së tij, Valtteri Bottas, kurse në pozitën e tretë ishte Lance Stroll.
Anëtarët e Ferrari, Sebastian Vettel e Charles Leclerc kanë përfunduar në pozitat 5-6.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell tabelën e plotë kualifikuese të Hungary GP. /Lajmi.net/

