Niveli më i lartë i futbollit anglez është në bisedime me qeverinë për rifillimin e sezonit më 12 qershor, në një plan që parashikon që ndeshjet të luhen në stadiume neutrale dhe pa tifoz.

Por, në një deklarim bërë së fundi, është kuptuar se kryetari i Londrës mendon se zhvillimi i ndeshjeve në kryeqytet është shumë herët.
Londra është goditur jo pak nga COVID-19,me mijëra njerëz që kanë humbur jetën, dhe Khan, edhe pse dëshiron që Liverpooli i tij të fitoi titullin, thotë se fokusi duhet të jetë tek shëndeti i qytetarëve.
“Sadiq është jashtëzakonisht i interesuar që Premierligë dhe sporti profesional në përgjithësi të rifillojnë”, ka deklaruar zëdhënësi i tij për për Evening Standard, përcjell lajmi.net.
“Megjithatë, me vendin që akoma po merret me kontrollin e kësaj krize, me qindra njerëz që po vdesin çdo ditë, ai beson se është shumë herët për të diskutuar për rifillimin e Premierligës dhe sporteve kryesore në kryeqytet”.
“Si tifoz i Liverpoolit, Sadiq sigurisht që dëshiron që Premierligë të kthehet, por mund kjo mund të ndodh vetëm kur është e sigurt për ta bërë atë, dhe nuk mund të vendos ndonjë ngarkesë shtesë tek NHS dhe shërbimet e urgjencës”.
Në Premierligë, ka disa skuadra që vijnë pikërisht nga kryeqyteti i Londrës, siç janë Arsenal, Chelsea, Tottenham, West Ham United./Lajmi.net/

