‘Kosovan Football’ raporton se Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi, do t’i bashkohen Kosovës U21.

Sylisufaj është 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit, ndërsa Ademi 18 vjeçar, luan në mesfushë.
Të dy këta, janë pjesë e ekipit nga Superliga e Suedisë, Falkenbergs.
20 vjeçari Sylisufaj ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për skuadrën e tij, duke qenë sulmuesi më i mirë i skuadrës.
18 vjeçari Ademi, është paraqitur në pesë ndeshje.
Kjo dyshe e talentuar, do të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në ekipin e të rinjve të Kosovës./Lajmi.net/

