Koronavirusi: Kuzhinieri i Bayernit ka zbuluar ilaçin që ua rrit imunitetin lojtarëve

Në izolim është edhe skuadra e Bayern Munich. Lojtarët e gjigantit bavarezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Schuhbeck, i cili u tregon lojtarëve një plan-vakt.

Schuhbeck pretendon se ai ka një ilaç që mbron nga korona, dhe atë ua jep lojtarëve.

“Për lojtarët e Bayernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjera lëng limoni”, ka deklaruar kuzhinieri, përcjell lajmi.net.

“Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës”.

“Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër”.

“Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmurën. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, me siguri nuk do të infektohen me koronavirus”.

Asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me koronavirus./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close