Juventus tashmë ka dy lojtarë që kanë dalë pozitiv në testet me koronavirus, dhe të gjithë lojtarët e tjerë ndodhen në vetizolim.

“Ka pasur thashetheme të rrema që unë pata Covid-19. Kjo nuk është e vërtetë, por unë vullnetarisht kam hyrë në izolim si të gjithë lojtarët e tjerë”, ka deklaruar Dybala, përcjell lajmi.net.
“Në ditët e ardhshme, unë do të di rezultatin e testeve”.
Ai tutje ka shtuar për kujdes ne gjithë botën, për t’i dhënë fund sa më herët koronavirusit, e gjithashtu ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në fron të parë kundër kësaj pandemie./Lajmi.net/

