Atë që Sportmania e paralajmëroi prej kohë më parë, sot ka marrë zyrtarizim pasi pronari i Voska Sport, Nefi Useini ka prezantuar mesfushorin Andre Mensalao.


KOMUNIKATA E VOSKA SPORT:
F.C. Voska Sport njofton se ka arritur marrëveshje me brazilianin Andre Mensalao, i cili te skuadra jonë vjen nga skuadra armene e West Armenia. Mensalao është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti në vitin 2022 mbronte ngjyrat e Shkëndijës.
Ndryshe, bëhet fjalë për një mesfushor qendror, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë.
Karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, ndërsa aventura e tij e parë europiane ishte Armenia, aty ku edhe ka kaluar më shumë kohë, duke veshur fanellën e skuadrave të Lori Vanadzor, FC Sevan, Pyunik Yerevan dhe së fundmi West Armenia.
Ai gjithashtu kishte provuar veten edhe në elitën e futbollit qipriot, duke veshur fanellën e Etnikos për gjatë vitit të kaluar.
Mirë se vjen në familjen tonë “bardheblu”, Mensalao!
#WelcomeMensalao

