Kompany: Ky është klubi ku dua të transferohet Messi

Vincent Kompany shpreson se Lionel Messi do të transferohet në Manchester City.

Ai beson se legjenda e Barcelonës mund t’i ndihmojë ekipit anglez ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Messi paraqiti kërkesë për largim nga Camp Nou dhe skuadra e Pep Guardiolës është favorite e fuqishme për transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Do të ishte e mrekullueshme për klubin të ketë një futbollist si ai. Messi mund t’ju ndihmojë arrijnë një hap më shumë duke fituar Ligën e Kampionëve”, shtoi Kompany për The Sun.

“Nëse Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, atëherë e respektoj vendimin e tij. Të jem i qartë, si tifoz i Cityt, shpresoj që Messi t’i bashkohet atyre”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close