Nga testimet e nisura nga Bundesliga, deri më tani rezultojnë 14 skuadra të paprekura, kurse te Koln numërohen tri raste, nga të cilët dy janë lojtarë të skuadrës A.

Përkundër këtyre rezultateve, Koln kanë njoftuar se do të zhvillojnë seancën stërvitore të planifikuar për sot.
Madje, ata kanë përpiliuar një plan që nuk po gjenë fort përkrahje. ‘Kampi karantinorë’.
“Më herët sesa është planifikuar në konceptin e DFL, Koln do të kalojë në një kamp stërvitorë me skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton lajmi.net.
“Koln do të nis stërvitje ekipore, nëse i jepet leja, nën kushtet e një kampi stërvitorë. Kjo do të aplikohet sapo politikanët të marrin një vendim pozitiv për të vazhduar sezonin e Bundesliga – që mund të ndodhë në javën tjetër më së hershmi”.
“Stafi i trajnerëve të ekipit do të jenë së bashku me skuadrën, për të siguruar hapësirat e skuadrës. Kjo formë e karantinimit vullnetarë zgjatë kontrollimin e infeksionit dhe synon reduktimin e rrezikut nga infektimi me Covid-19”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Koln.
Lojtarët e kësaj skuadre, siç është Verstraete, janë shprehur kundër një vendimi të tillë, duke e cilësuar atë si jokorrekt. /Lajmi.net/

