Liderët e Premierligës janë të dëshpëruar për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të RB Leipzig, që ka mahnitur këtë sezon.

Werner, 24 vjeç, ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje për skuadrën e Bundesligës tashmë, transmeton lajmi.net.
Kjo përfshin edhe het-trikun e fundit kundër Mainz këtë fundjavë, duke impresionuar edhe më shumë trajnerin gjerman.
Sipas ekspertit të futbollit gjerman Raphael Honigstein, Klopp mbajti takim virtual me Werner ndërsa u përpoq të bindte sulmuesin që të bënte kalimin në Merseyside.
Dhe Sport Bild në Gjermani përsëriti se bisedimet u zhvilluan gjatë kohës së Pashkëve me Anglinë dhe Gjermaninë në mbyllje për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/

