KK Fati me katër garues në Kampionatin Ballkanik

Duke nisur nga sot deri më 5 qershor në Beograd të Serbisë do të mbahet Kampionati Ballkanik për senior dhe për fëmijë nga mosha 10 deri më 13 vjet. Përfaqësuesja e Maqedonisë drejt këtij eventi ka udhëtuar me më të mirët e kategorive të grupmoshave të reja dhe seniorëve, të cilët do të prezantojnë cilësitë e tyre në Serbi.

Klubi i karatesë Fati nga Tetova, do të prezantohet me katër garues si Doan Osmani te seniorët deri në -75kg, i cili do të garojë të shtunën (4 qershor), Driton Halimi senior -60kg dhe Isa Elmazi në grupmoshat e reja, përderisa Amra Bafqari u paraqitë ditën e sotme në garën e parë të këtij Kampionati Ballkanik.

Të gjithë garuesit tjerë do të garojnë në disciplinën kumite dhe lufta individuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close