Pas humbjes 2:1 ndaj Besa Dobërdollit në derbin e qytetit të Gostivarit, KF Gostivari ka reaguar me një postim emocional dhe vetëkritik në rrjetet sociale. Takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe solli një tjetër zhgënjim për skuadrën që sezonin e nisi me ambicie të mëdha.

“Kërkojmë falje për zhgënjimin që ju shkaktuam kaq herët në sezon, pasi fillimisht ju dhamë shpresë për titull dhe kualifikim në Kupat e Evropës! Nuk kemi asnjë justifikim. Nuk kemi çfarë të themi. Ju kemi zhgënjyer! Jemi sinqerisht të penduar.” – thuhet në postimin e klubit.
Ky reagim i sinqertë dhe emocional ka ngjallur reagime të shumta nga tifozët dhe dashamirësit e futbollit vendor, duke reflektuar zhgënjimin që mbretëron në radhët e klubit dhe tifozërisë së Gostivarit.

