Kevin Durant bëhet aksionar në klubin e MLS

Basketbollisti i Brooklyn Nets Kevin Durant ka fituar pesë përqind të pronësisë në klub, me mundësinë për të blerë një shtesë prej pesë përqind të aksioneve në të ardhmen e afërt.

Durant është 10 herë NBA All-Star, kampion dy herë në NBA me Golden State Warriors ndërsa gjithashtu fiton çmimin MVP 2014 dhe dy medalje të arta olimpike.

Me marrëveshjen e Durantit, ai bëhet basketbollisti i dytë All-Star që përfshihet në aksionet e ekipeve të futbollit në Amerikë pas James Harden, i cili është pronar i Houston Dynamo, ndërsa bashkohet edhe me yllin e NFL Russell Wilson, i cili zotëron një pjesë të Seattle Sounders.

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James kishte blerë aksione në Liverpool në 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close