Trajneri gjerman ka një stil të veçantë se si përgatitë skuadrën për një ndeshje futbolli, nuk ka lojë defanzive tek ai, ndërsa tifozët dëfrehen me atë që tregojnë lojtarët e tij në fushë, shkruan lajmi.net.

Klopp ka shndërruar shumë lojtarë në yje për të cilët në ditët e sotme flitet shumë.
Sipas portalit të njohur për statistika ‘Squawka’ këta janë nëntë lojtarët që Klopp i shndërroi në yje.
Mats Hummels, iu bashkua Dortmundit nga Bayerni ndërsa kaloi shtatë sezone në ‘Signal Iduna Park’ para se të kthehej përsëri në klubin e fëmijërisë.
Mario Gotze, shkëlqeu nën urdhërat e Jurgen Klopp, ndërsa kur u kërkua nga Bayerni nuk hezitoi dhe kaloi te bavarezët dhe më pas në takimin e zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave në Dortmund ai shënoi kundër ‘Milionerëve’.
Philippe Coutinho, pas ardhjes së Jurgen Kloppit te Liverpool u bë edhe më i mirë se që ishte nën urdhërat e Brendan Rodgers. Braziliani u shit për te Barcelona në merkaton e janarit.
Shinja Kagawa, është lojtari tjetër që shkëlqeu me Kloppin, ai shënoi 12 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë te Dortmundi duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, me Man Utd që fitoi shërbimet e tij.
Roberto Firmino, erdhi me shumë bujë në kohën e Rodgers, por ai nuk arriti të nxjerrë më të mirën nga braziliani. Klopp arriti që ta shndërrojë brazilianin në njërin nga lojtarët kyç të Liverpoolit.
Illkay Gundogan, ishte numri ‘8’ më i mirë në Evropë gjatë kohës së tij te Dortmund me Kloppin që arriti ta shndërrojë atë në një mesfushor shumë të mirë. Tani Gundogan është pjesë e Man Cityt.
Marco Reus, u transferua nga Klopp te Dortmund në vitin 2012, por ishte pafat pasi pësonte vazhdimisht lëndime. Gjatë periudhës kur ishte shëndoshë e mirë ai shkëlqente në fushë duke qenë njëri nga anësorët më të mirë në botë.
Robert Lewandowski, ishte afër që t’i bashkohej Blackburnit në vitin 2010, por kaloi te Dortmundi i Kloppit në atë kohë e më pas u bë njëri nga sulmuesit më të frikshëm në botë, duke ia shënuar Realit 4 gola në një takim në Champions League.
Mohamed Salah, i cili kaloi verën e kaluar te Liverpool me kërkesën e Jurgen Klopp që e dëshironte me çdo kusht në skuadër anësorin egjipitan.
Salah qysh në sezonin e parë ka marrë vëmendjen kryesore pasi po kaloi një sezon fantastik duke realizuar 28 gola vetëm në Premierligë. /Lajmi.net/

