Kështu do të duket formacioni i Chelsea nëse transferojnë Coutinhon

27 vjeçari, dikur ish anëtar i Liverpool, është i huazuar te Bayern Munich në Bundesligë.

Gjermanët nuk janë të interesuar të realizojnë të drejtën për transferimin e tij të përhershëm, dhe rikthimi te Barcelona do të jetë i sigurt.

Por, në ‘Camp Nou’ mund të qëndrojë fare pak, me Chelsean e interesuar për shërbimet e tij.

Me transferimin te Chelsea, skuadra e Frank Lampard do të kishte shumë alternativa për fazën e sulmit, dhe Daily Mail ka parashikuar se si mund të duket formacioni i skuadrës nga ‘Stamford Bridge’ në sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close