Katër vjet pas tragjedisë, zbulimet e ish presidentit të Chapecoense: Pse ai nuk hipi në aeroplan dhe cili ishte klubi i vetëm që dhuroi para?

Më 28 nëntor të vitit 2016, ekipi i Chapecoense po udhëtonte drejt Medellin, në Kolumbi, për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës së Jugut ndaj Atletico Nacional.

Aeroplani që po transportonte ekipin u rrëzua në mungesë të karburantit. Në këtë aksident, vdiqën 71 persona, nga 77 sa ndodheshin në të.

Katër vjet pas kësaj tragjedie, është ish presidenti i Chapecoense, Plinio David de Nes, që flet për të sqaruar disa detaje.

Ai zbulon se në ditën tragjike, është dashur të gjendet në aeroplan me ekipin, por disa angazhime personale i kishin ndryshuar planet.

“Për shkak të angazhimeve personale që kisha në Sao Paulo, kjo është arsyeja pse unë qëndrova deri atë ditë në atë qytet. Kisha planifikuar të merrja një fluturim nga atje për në Medellin. Ishte e tmerrshme të mësoja për aksidentin dhe të humbja të gjithë kolegët dhe miqtë e mi”, ka zbuluar de Nes.

Në pyetjen nëse ai ka udhëtuar gjithmonë me skuadrën, dhe nëse e ndjen se ka rilindur përsëri duke mos qenë pjesë e aksidentit, ai është përgjigjur: “Po, unë kam lindur përsëri. Nëse jam gjallë sot, është shkaku se Zoti donte që unë të qëndroja për të vazhduar në klub për të udhëhequr rindërtimin”.

Ndërsa, në pyetjen rreth ndihmave financiare nga klubet më të fuqishme në botë, ai është përgjigjur: “Po, ishte e vetmja që na dhuroi 500 mijë euro. Ne luajmë një ndeshje kundër Barcës në Camp Nou. Gjithashtu, ne u ndeshëm me Romën e Italisë më 1 shtator në Stadiumin Olimpik dhe ata na dhanë të gjitha të ardhurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close