Ai u lind më 17 janar të vitit 1942 në Louisville, ku si 12 vjeçar filloi të stërvitej në boks.

Në moshën 18 vjeçare, ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Romës të vitit 1960.
Në vitin 1984, Ali u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2016.
Karriera e tij u shënua nga shumë beteja të mëdha, duke mos u harruar ato kundër Joe Frazier dhe George Foreman, në një epokë që konsiderohet si epoka e artë e këtij sporti.
Këto janë disa nga meçet më të mira të Muhammad Ali:
Vs Sonny Liston (Miami, 1964), një luftë në të cilën ai u bë kampion bote për herë të parë
vs Cleveland Williams (Houston, 1966) – fitore kundër një prej goditësve më të mirë në historinë e boksit
vs Ernie Terrell (Nju Jork, 1967) – Terrell refuzoi ta thërriste emrin e tij të ri, dhe Aliu, ndërsa e goditi, bërtiti: “Cili është emri im?”
vs Joe Frazier (Nju Jork, 1971) – humbje me vendimin e gjyqtarëve nga një rival i madh, të cilit ai më vonë do t’i merrte hak
vs George Foreman (Kinshasa, 1974) – një luftë e njohur si “Rumble in the Jungle”, ku Ali rraskapiti një rival të madh
vs Joe Frazier (Nju Jorik, 1974) -… dhe këtë herë Aliu fitoi me pikë
vs Joe Frazier (Manila, 1975) – Përplasja e fundit, e tretë midis Aliut dhe Frazier i takoi Aliut pas 14 raundeve të pabesueshme. Frazier nuk u la në ring nga ekipi për në raundin e 15-të.
vs Leon Spinks (New Orleans në 1978) – shtatë muaj pasi Spinks e shokoi atë, Aliu përgatiti një meç të madh dhe u bë kampion botëror në moshën 36 vjeçare
vs Trevor Berbick (Nassau, 1981) – për herë të parë në karrierën e tij Aliu pësoi dy humbje radhazi, ku dhe vendosi të pensionohej në moshën 39 vjeçare.

