Kante nuk paraqitet në stërvitje te Chelsea, shkaku i frikës nga COVID-19

N’Golo Kante, ylli i Chelsea, thuhet se ka refuzuar stërvitjen e të mërkurës, shkaku i frikës së infektimit me COVID-19.

Fituesi i Kupës së Botës është paraqitur në qendrën stërvitore të Chelsea ditën e martë, kur skuadra filloi stërvitjet, por nuk ka pranuar të njëjtën gjë ta bëjë edhe të mërkurën.

Burimet e medieve angleze pretendojnë se Kante nuk është i kënaqur me vendimin për t’u rikthyer në veprim, duke marrë parasysh rreziqet nga COVID-19, ku vazhdojnë të vdesin qindra njerëz në ditë në gjithë botën.

Trajneri Frank Lampard thuhet se është plotësisht mbështetës i vendimit të mesfushorit të tij, duke i kuptuar shqetësimet e 28 vjeçarit.

Një numër i madh i futbollistëve në Premierligë janë kundër rikthimit në stërvitje, derisa ende nuk ekziston një vaksinë kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close