Kante bënte bujë të madhe gjatë javës së kaluar, kur lojtari nuk pranonte të kthehej në stërvitje, pasi kishte frikë nga pandemia Covid-19.

Megjithatë, duket se mesfushori i ‘Bluve’ ka vendosur të dalë në stërvitjet e skuadrës, por këtë e ka bërë në mënyrë të veçantë.
Mediet britanike raportojnë se Kante është stërvitur sot në qendrën stërvitore të skuadrës, por është stërvitur i ndarë nga grupi, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka akoma dyshime që të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, dhe këtë pritët ta bëjë për disa ditë.
Kthimi i Kante në stërvitjet me grupin është i domosdoshëm, pasi sezoni është vendosur të rifillojë më 17 qershor.
Deri më tani, trajneri Frank Lampard nuk i ka bërë kundërshtime vendimeve të lojtarit. /Lajmi.net/

