Kane largohet nga Tottenham, do të transferohet në Seria A?

Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kësaj skuadre, Heri Kejn dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Nisur nga situata aktuale në Premierligë, Kane me Tottenhamin nuk mund ta bëjë këtë gjë, me skuadrën angleze që nuk ka gjasa të kap vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sipas informacioneve të medieve italiane, Harry Kane ka shprehur vullnetin për të forcuar radhët e Juventusit.

Për shërbimet e tij, Tottenham kërkon hiq më pak se 150 milionë euro.

Kane 26 vjeçar, ka shënuar 278 ndeshje për Tottenham dhe ka shënuar 181 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close