Në 20 sezonet e fundit të Serisë A, nga 2004-2005), vetëm Milani kundër Kaljarit (28) dhe Juventusi kundër Udinezes (27), kanë grumbulluar më shumë fitore kundrejt një skuadre të vetme, përpara bardhezinjve kundër Lacios (26 suksese). Në këtë periudhë kohe, bardhekaltrit kanë fituar vetëm 3 herë nga 37 (plus 8 barazime).

Pas suksesit 3-1 në ndeshjen e vajtjes, më 16 shtator, Juventusi mund të fitojë të dyja sfidat sezonale të Serisë A kundër Lacios për herë të parë që nga sezoni 2018-2019, kur fituan edhe titullin e fundit. – Lacio ka fituar 2-1 ndeshjen e fundit në “Olimpiko” kundër Juventusit në kampionat dhe dy suksese radhazi kryeqytetasve në shtëpi i mungojnë që nga viti 2001.
Lacio ka humbur 3 ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat. Në historinë e tyre si klub, në Serinë A, vetëm një herë kanë mund të bëjnë më keq, 5 disfata mes shkurtit dhe prillit 1961.
Duke nisur nga fundjava e 27- 28 janarit të shkuar, Juventusi ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 8 ndeshjet e fundit të Serisë A (24 pikë të mundshme). Në këtë periudhë vetëm Salernitana (2), Frozinone (2) dhe Sasuolos (4 pikë) kanë mundur që të bëjnë me keq sesa bardhezinjtë. “Zonja”e Vjetër” nuk regjistronte një rendiment kaq negativ në një periudhë prej 8 ndeshjesh, që prej vitit 2011 (7 pikë në kampionat mes janarit dhe marsit, me Luixhi Del Nerin në stol).
Pas barazimeve kundër Atalantës dhe Xhenoas, Juventusi mund të barazojë tri ndeshje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga periudha shtator-tetor 2020.
Në aventurën e tij te Verona (shtator 2021-maj 2022), vetëm Interi (75), Lacio (68) dhe Napoli (68) kanë shënuar më shumë gola sesa skuadra e drejtuar nga Igort Tudor (62 gola në 35 ndeshje, njësoj si Milani e Atalanta për periudhën në fjalë).
Lacio është skuadra që ka përqindjen më të ulët të golave të pësuar nga goditje standarde në këtë kampionat (18 %, ose vetëm 6 nga 33). Ndërkohë Juventusi është skuadra që ka pësuar më pas gola nga goditje standarde (vetëm 5, po njësoj si Interi), në këtë sezon 2023-2024.
Juventusi është skuadra kundër të cilës Çiro Imobile ka zhvilluar ka luajtur më shumë minuta në “Olimpiko”, por pa mundur që të shënojë asnjëherë: 401 minuta gjithsej mes 5 sfidave. 3 golat që ish-i Imobile numëron kundër Juventusit kanë ardhur të gjitha në “Allianz Stadium”.
Mois Ken është ende në kuotën zero në 14 prezenca, në këtë kampionat, ndërsa në total nuk gjen rrugën e rrjetës prej 18 takimesh. I vetmi që ka “agjëruar” më gjatë sesa italiani në historinë e klubit bardhezi, për sa i përket sulmuesve, është Marselo Zalajeta (19 ndeshje, pa gol mes tetorit 2002 dhe prillit 2003)

