Zonja e Vjetër ka fituar titullin e nëntë më radhë në Serie A dhe të 36-tin në histori të klubit, pas fitores 2:0 ndaj Sampdorias në ‘Allianz Arena’, dy xhiro para përfundimit të sezonit.

Pas një skeme mirë të organizuar, Cristiano Ronaldo në minutat shtesë së pjesës së parë i dha epërsinë 1:0 Juventusit, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Federico Bernardeschi dyfishoi avantazhin, kur shënoi në minutën e 67′.
Me këtë fitore, Juventus konfirmohet kampion në Serie A, për 36-tën herë në histori të klubit, dhe të parën herë me Maurizio Sarrin trajner./Lajmi.net/

