Juventus vjen me një transferim nga Bundesliga

Një transferim surprizë është raportuar nga Sky Sport Italia, me Bianconerët që janë gati të mbyllin një marrëveshje prej 3 milionë euro për huazimin e McKennie, me opsionin për transferimin e tij për 18 milionë euro, në verën e ardhshme.

Mesfushori amerikan u transferua te Schalke në gusht të vitit 2016, dhe 21 vjeçari ishte promovuar në skuadrën e parë një vit më vonë.

Mesfushori qendror është paraqitur 19 herë për Kombëtaren e Amerikës.

Ndërsa, në fanellën e Schalke, ka regjistruar 91 paraqitje, pesë gola dhe shtatë asistime./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close