Juventus po përgatit ofertën për Thomas Partey

Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, është në listën e dëshirave të Arsenal tash e disa kohë.

Thuhej se lojtari do të transferohet te ‘Gunners’ gjatë kësaj vere, por konkurrenca për të është rritur.

Mediet italiane raportojnë se është skuadra e Juventus ajo që po përgatit ofertën për mesfushorin ganez, transmeton lajmi.net.

‘Zonja e vjetër’ është gati të ofrojë shërbimet e Douglas Costa apo Federico Bernardeschi për kartonin e Partey.

Atletico Madrid kërkon 50 milionë euro për lojtarin, por Juve dëshiron ta reduktojë këtë shumë.

Mbetet të shihet nëse Arsenal apo Juventus do ta fitojë garën për kartonin e Thomas Partey. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close