Juventus i vendosë në shitje Ramseyn dhe Rabiotin

Ndryshimet më të mëdha do të bëhen në mesfushë, me Pjanic që do të largohet drejt Barcelonës, dhe Arthur do të bëjë të kundërtën.

Tuttosport thotë se ‘Zonja e Vjetër’ ka vendosur në shitje edhe Aaron Ramsey dhe Adrien Rabioit, të cilët nuk regjistruan momente të mirë në sezonin e parë në Torino, përcjell lajmi.net.

Të dy këta te Juvetus kanë ardhur si transferime të lira, dhe klubi pret të fitojë 60 deri në 70 milionë euro.

Këto para do të përdorën menjëherë nga Juventus në tregun e transferimeve, për blerjen e Jorginhos nga Chelsea./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close