Joshua zbulon sekretin që e ndihmoi për ta mposhtur Andy Ruizin në revansh

Joshua mposhtej nga Ruiz gjatë verës së kaluar në një duel që shokoi botën, por pastaj mori revanshin në Arabinë Saudite, vetëm gjashtë muaj më vonë.

Ishte një dietë në ushqim që e ndihmoi kampionin britanik që të përgatitej për atë revansh, të cilin e fitoi me shumë klas.

“Unë hoqa dorë nga të gjitha kripërat para asaj ndeshje, por ushqime ishte i butë”, ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Ju nuk e kuptoni se sa shumë varemi nga kripërat dhe sheqernat. Kur i heq ato, ti e kupton se si është shija e vërtetë e ushqimit. Kishte një përfitimi të vërtetë zhveshi trupin tim nga të gjitha sheqernat dhe kripërat e tepërta që nuk më duheshin”, ka shtuar britaniku.

“Kështu arrita të humb një peshë të madhe”, ishin fjalët e AJ.

Joshua u kritikua shumë pas fitores ndaj Ruiz, pasi thuhej se shmangi luftën. Por, AJ lëvizi aq shumë nëpër ring, duke mos i dhënë mundësi meksikanit. Kjo erdhi si pasojë e peshës së humbur, që e lejoi të fitonte shpejtësi. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close