Në kohën kur Joshua sheh para vetes duelin me Kubrat Pulev për të ruajtur titujt e kampionit, një dëmtim në gju e shqetëson britanikun kampion.

Joshua merrte pjesë në protestën ‘Black Lives Matter’ ku shihej tek ecte me ndihmën e patericave, dhe që atëherë është folur për dëmtimin e tij.
Së fundmi, boksieri ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë fizike dhe po stërvitet me maksimumin e kapaciteteve.
“Gjuri është aq mirë sa mund të jetë. Jam në stërvitje të plota. Nuk ndalova stërvitjet as kur kisha probleme në gju”, ka thënë Joshua për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net
“Jam i sigurt se shumë ndjekës në rrjetet sociale më panë tek ecja me ndhimë. Jam ngritur tashmë”, ka shtuar AJ.
AJ synon të gjunjëzoj edhe Kubrat Pulev, për të synuar më pas unifikimin e titujve, pasi ai nuk mban rripin e WBC. /Lajmi.net/

