Ja pse Messi nuk do të kthehet te Barcelona!

Mundësia që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë është thuajse zero! Sipas Marca-s, që të bëhet i mundur transferimi i argjentinasit te klubi katalanas, duhet të zgjidhen disa probleme. Tani Messi nuk ka kontakte me kryesinë e Barcelonës.

Gjithashtu nuk ka asnjë marrëdhënie mes palëve. Argjentinasi ka dëgjuar zëra për të ardhmen e tij, por askush nuk e ka kontaktuar për një rikthim të mundshëm te Barça. Përveç kësaj, do të duhet shumë kohë që katalanasit të bindin Messin që t’i bashkohet klubit. Leo beson se presidenti i Barçës, Joan Laporta e tradhtoi atë duke anuluar një zgjatje të kontratës në minutën e fundit dhe duke e detyruar atë të largohej nga klubi. Po ashtu, Messit nuk i pëlqen që drejtuesit e Barcelonës të flasin vazhdimisht për të.

Rikthimi i Lionel në klub do të kërkojë që disa lojtarë dhe drejtues të largohen nga ai, pasi argjentinasi nuk e ka harruar qëndrimin e disa personave ndaj tij. Messi do të pranojë të kthehet te Barça vetëm nëse i garantohet një vend në formacionin fillestar. Mos harroni për vështirësitë financiare të përjetuara nga Barcelona. Situata është përmirësuar, por klubi duhet të vazhdojë të ulë listën e pagave.

Për momentin, Messi mendon vetëm se si të luajë mirë me PSG-në këtë sezon, si dhe të luajë mirë në Kupën e Botës 2022 në kombëtaren e Argjentinës. Më herët u raportua se PSG i ofron Messit vazhdimin e kontratës sipas skemës 1+1. Sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 11 ndeshje për PSG-në këtë sezon. Oferta e PSG eshte 30 mln euro ne sezon dhe nese Barcelona kerkon ta ktheje duhet te paguaje me shume…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close