Ismail Metallari, arbitri i parë shqiptar që merr stemën e Federatës Botërore të hendbollit 

Ismail Metallari bëhet arbitri i parë shqiptarë që tashmë do të referojë edhe me stemën e Federatës Botërore të hendbollit (IHF).

Me marrjen e licencës për refer botëror IHF, Metallari ka mundësi të marrë pjesë edhe në kuadër të Lojrave Olimpike, që do të ishte pa dyshim edhe një arritje tjetër e madhe për arbitrin shkupjan, i cili gjatë këtij viti gjithashtu referoi edhe në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve për femra.

Aktualisht Metallari është pjesë e Botërorit U19 në konkurrencë të meshkujve që po mbahet në Kroaci. Në këtë event, Metallari ka referuar në gjithsej 5 ndeshje, duke treguar edhe njëherë tjetër klas të lartë, ashtu siç ka bërë deri më tani, si në garat vendore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, në të cilat ka referuar.

Kujtojmë, Metallari edicionin që lamë pas në hendbollin vendor referoi edhe ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit.

Kujtojmë se Metallari me stemën e Federatës Europiane të Hendbollit (EHF) tashmë referon që nga viti 2015-të. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close