Ish-kampioni i dyfishtë i UFC tërhiqet: Kjo ishte gjithçka për mua

Ish-kampioni i dyshtë i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) dhe peshën e rëndë deklaroi se nuk do të ngjitet më në kafaz.

Cormier, 22 fitore, 3 humbje dhe 1 duel pa rezultat, e mori vendimin pas humbjes ndaj Stipe Miocic në eventin UFC-252.

Në këtë duel Cormier dueloi për titullin kampion bote të peshës së rëndë, por u mund me vendim unanim të gjyqtarëve.

“Nuk do të zhvilloj më asnjë duel në të ardhmen. Kjo ishte gjithçka për mua. Ishte një rrugëtim i gjatë, i jashtëzakonshëm. Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka”, u shpreh Daniel Cormier në një intervistë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close