Ish-futbollisti i Interit në krye të kombëtares shqiptare

Këto ditë pritet edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare.

Në prononcimet e fundit, kreu i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se janari do ta gjejë Shqipërinë me një trajner të ri, çka pritet të shihet.

Kandidati potencial për të ardhur në krye është Esteban Cambiaso, çka ka vizituar dhe darkuar në Tiranë pak kohë më parë. Argjentinasit pritet që t’i plotësohen kushtet dhe të fillojë nga puna në Shqipëri.

Ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit nuk ka një eksperiencë të madhe në drejtim, teksa vetëm për një periudhë 3- mujore ka qenë ndihmës trajner i Pekerman te kombëtarja e Kolumbisë, vetëm për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

Kështu, një zyrtarizim i tillë, do të quhej edhe një eksperiment me ekipin kombëtar, që në fund të kompeticioneve do të shihet si ka rezultuar, mirë apo keq. Por në ditët e fundit në skenë ka dalë edhe kolumbiani Reinaldo Rueda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close