Imran Fetai merr ftesë nga Sedlloski për ndeshjet e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luajë dy ndeshje në fund të këtij muaji, teksa seleksionuesi Goce Sedlloski ditëve në vijim pritet të zbulojë listën e futbollistëve të ftuar për këto duele, shkruan sportmania.

Mësohet se Imran Fetai nga Shkëndija do të jetë debutues në listën e Sedlloskit. Klubi tetovar përmes një komunikate ka zbuluar se ka pranuar ftesë për Imran Fetai, por edhe për Reshat Ramadanin, me këtë të fundit që ishte i ftuar edhe më herët për ndeshjet e përfaqësueses A.

Për Imran Fetain bëhet fjalë për grumbullimin e parë, që vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm me Shkëndijën si në kampionatin vendor ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku skuadra kuqezi shkroi histori në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut do të përballet me Danimarkën më 26 mars në Kopenhagë dhe me Irlandën ose Çekinë më 31 mars në Dublin ose Pragë. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close