FSHF prezanton fanellat e reja të Kombëtares për sezonin 2026/27

Federata e futbollit të Shqipërisë ka prezantuar fanellat e reja të ekipit kombëtar për sezonin 2026/27, të cilat do të debutohen në ndeshjen e “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 2026 kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë.

Fanellat janë prodhuar Macron dhe ruajnë tre ngjyrat tradicionale të ekipit kombëtar: të kuqe, të bardhë dhe të zezë. Seti përfshin fanellën Vendase, Mysafir dhe fanellën e tretë, me dizajn modern ku spikat shqiponja dykrenare dhe elemente grafike elegante.

Fanella kryesore është e kuqe me detaje të zeza dhe me një grafikë që formon simbolin e shqiponjës, ndërsa versioni “Away” vjen në ngjyrë të bardhë me detaje të kuqe. Ndërkohë fanella e tretë është e zezë, e frymëzuar nga simbolika historike e lules “zambak”, që lidhet me fisnikërinë dhe trashëgiminë e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Sipas FSHF-së, fanellat janë prodhuar me materiale ekologjike të ricikluara dhe janë dizajnuar për të ofruar performancë të lartë për ekipin e drejtuar nga trajneri Sylvinho synimin për një kualifikim historik në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close