Ikona e ‘Reds’: Werner nuk është mjaftueshëm i mirë për Liverpool

Ylli i kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner, është lojtari që po gëzon vëmendjen më të madhe, para fillimit të merkatos.

Gjermani ka interesim të madh nga Premierliga, me Liverpool që shiheshin favoritët, deri kur të premtën u raportuar për marrëveshjen e tij me Chelsea.

Pas këtyre ngjarjeve, disa komente ka dhënë Robbie Fowler, i cili beson se Werner nuk është mjaftueshëm i mirë për ‘Reds’.

“Kam dëgjuar zhurmën që krijohet për Werner gjatë javëve të fundit – por unë nuk jam tifoz i madh i tij”, ka thënë ikona e Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Unë e kuptoj se ai është lojtar i talentuar, ai ka momente brilante në ndeshje që shpërfaqin kualitetin e tij, por unë mendoj se: Werner nuk është i kualitetit të treshes së sulmit të Liverpool”, ka thënë mes tjerash Fowler.

Chelsea mësohet të ketë paguar 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, edhe pse marrëveshja nuk është zyrtarizuar akoma. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close