Iker Casillas reagon për luftën në Ukrainë, frikësohet për shëndetin mental të njerëzve

Mëngjesi i sotëm zgjoi Evropën me lajme të tmerrshme nga Ukraina, ku shteti rus kishte nisur agresionin e paarsyeshëm ndaj ukrainasve.

Sulmet ajrore regjistruar bilance të frikshme të viktimave në orët e hershme të kësaj dite. Evropa është në panik, me Rusinë që ka eskaluar situatën në pjesën lindore të kontinentit. Lidhur me gjithë këtë ngjarje ka reaguar edhe Iker Casillas, ikona spanjolle e futbollit, që dikur luante me Real Madrid.

“Akoma pa dalë nga pandemia, ne futemi në një luftë. Jemi mentalisht të shkatërruar”, ka shkruar Casillas në Twitter, transmeton lajmi.net.

Përveç Casillas, edhe figura e institucione të tjera të sportit kanë reaguar lidhur me situatën në Ukrainë.

UEFA, Zinchenko, Shakhtar Donetsk, Andriy Shevchenko, Werder Bremen janë vetëm disa prej tyre që kanë lëshuar reagime. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close